Përfundon protesta në veri

Aktuale

Përfundon protesta në veri

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Është duke u shpërndarë turma që u mblodh në Mitrovicën e Veriut, kësisoj protesta është drejt fundit, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.

Ekipi i medias në Mitrovicën e Veriut raporton se protesta ka qenë e qetë, duke mos u shënuar ndonjë incident atje.

Në këtë protestë fjalën e ka marrë edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka ripërsëritur kërkesat që të mos zbatohet vendimi i qeverisë për targat si dhe të formohet asociacioni.

Të pranishëm në protestë ishin edhe kryetarët e komunave veriore që kanë dhënë dorëheqje dhe dhe zyrtarët policorë të cilët kanë dorëzuar dje unifromat.

Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën të largohet nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës, përfshirë dorëheqjen e Goran Rakiq nga posti i ministrit.

Këtë vendim lista Srpska e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Ky i fundit u suspendua pasi refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat