Në veri të Kosovës sot u mbajt një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS - Republika e Kosovës.
Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.
Për këtë ka reaguar aktivisti i Shoqërisë Civile, Rron Gjinovci.
Ai ka thënë se çështja e veritu duhet të zgjidhet përfundimisht dhe sipas tij, politikan e cili mund ta bëjë këtë është Albin Kurti.
“Çashtja e veriut duhet me u zgjidhë niher e mirë, me çfarëdo çmimi. Kurrkush ma mirë se Albini nuk mundet me e zgjidhë. S'ka politikan ma me integritet në Kosovë për me zgjidhë ni çashtje kaq delikate”, ka shkruar ai.