Ky shtet kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Aktuale

Ky shtet kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Çekia u bën thirrje serbëve të Kosovës të rikthehen në institucione, teksa Kosovës i bën thirrje ta themelojë Asociacionin.

Gjithashtu, Çekia u bën thirrje të dyja vendeve që të përmbahen nga “çdo veprim që do të çonte në dhunë dhe konfrontim”.

Në një postim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë, thuhet se Asociacioni duhet të themelohet.

Reagimi i plotë:

“Presidenca Çeke u bën thirrje serbëve të Kosovës që të kthehen në institucionet e Kosovës. U bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim që do të çonte në dhunë dhe konfrontim. Duhet të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat