Publicisti Lirim Gashi ka komentuar situatë aktuale në Kosovë, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës dhe vendimit të qeverisë Kurti për targat ileagle serbe.
Ai përmes një shkrimi përmendi edhe kundërshtimet e opozitës ndaj kryeministrit Kurti, ku beson se këto parti po bashkëpunojnë me Vuçiqin, Ramën dhe Listën Srpska.
“Pa asnjë dilemë bëhet fjalë për bashkimin e opozitës sonë me Vuçiqin, Ramën dhe Listën Srpska kundër Albin Kurtit dhe qeverisë së tij.
Sepse ai i pengon ata jo vetëm që të vazhdojnë të vjedhin gjithçka që nuk kanë arritur të vjedhin në shtetin e tyre privat sa ishin në pushtet, por edhe që ta ruajnë akumulimin e plaçkës së tyre të paimagjinueshme pa dhënë llogari dhe përgjegjësi.
Në të njëjtën kohë, kjo është e vetmja përgjigje logjike në pyetjen "se pse opozita jonë po bën një luftë kaq të ndyrë dhe të ashpër për të rimarrë pushtetin me ndihmën e armiqve të djeshëm serbë, të cilët më vonë u bënë miqtë e saj më të ngushtë mafiozë”, tha ndër të tjera Gashi.
Madje, ai tha se pikërisht ky bashkëpunim i saj i ndyrë, i pabesë, i padenjë, mafioz dhe tradhtar me Listën Serbe jo vetëm që e ka kthyer veriun dhe jugun e Kosovës në një Eldorado të biznesit të pistë mafioz.
Shkrimi i plotë
Nëse serbët qëndruan në institucionet tona shtetërore pas shkarkimit të Jabllanoviqit, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe pas vendosjes së taksës 100%, ndërsa tani po ikin vetëm për shkak të zbatimit të marrëveshjes për targa, atëherë çdo budalla, e lëre më çdo i zgjuar duhet ta ketë të qartë se për çfarë bëhet fjalë.
Pa asnjë dilemë bëhet fjalë për bashkimin e opozitës sonë me Vuçiqin, Ramën dhe Listën Srpska kundër Albin Kurtit dhe qeverisë së tij.
Sepse ai i pengon ata jo vetëm që të vazhdojnë të vjedhin gjithçka që nuk kanë arritur të vjedhin në shtetin e tyre privat sa ishin në pushtet, por edhe që ta ruajnë akumulimin e plaçkës së tyre të paimagjinueshme pa dhënë llogari dhe përgjegjësi.
Në të njëjtën kohë, kjo është e vetmja përgjigje logjike në pyetjen "se pse opozita jonë po bën një luftë kaq të ndyrë dhe të ashpër për të rimarrë pushtetin me ndihmën e armiqve të djeshëm serbë, të cilët më vonë u bënë miqtë e saj më të ngushtë mafiozë.
Sepse pikërisht ky bashkëpunim i saj i ndyrë, i pabesë, i padenjë, mafioz dhe tradhtar me Listën Serbe jo vetëm që e ka kthyer veriun dhe jugun e Kosovës në një Eldorado të biznesit të pistë mafioz, , por i ka mbushur akoma më shumë me para të pista llogaritë bankare të liderëve të saj, që i kanë hapur në të gjitha banana-shtetet e botës.
Pra Albini është fajtor vetëm pse nuk i lejon liderët e opozitës ta vazhdojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelin e dikurshëm.
Por gjëja më e trishtueshme është sjellja e Bashkimit Evropian, i cili ishte kumbari më besnik mafioz i opozitës sonë sa ishte në pushtet dhe tani është aleati i saj më besnik politik kur është në opozitë.
Nëse Bashkimi Evropian do të mbronte interesat e qytetarëve të Kosovës siç i mbron interesat e kriminelëve politiko-mafiozë serbë dhe shqiptarë, nuk do t'i dënonte të parët me izolim dhe nuk do t'i shpërblente të dytët me privilegje të paimagjinueshme.
Jam i indinjuar sepse historia po na përsëritet, jo vetëm sepse nuk kemi mësuar asgjë nga gabimet tona, por mbi të gjitha sepse Bashkimi Evropian nuk ka mësuar asgjë nga gabimet e tij.
Prandaj është një absurd i padëgjuar dhe paparë fakti, që dy pikat më të nxehta politike në Ballkanin Perëndimor janë Bosnja dhe Kosova, qytetarët e të cilave kanë nivelin më të lartë të orientimit pro-amerikan, pro-evropian dhe multietnik.
Shtrohet pyetja?
Kujt po i konvenon më së shumti Bosnja dhe Kosova e destabilizuar?
Sigurisht, Serbisë, Rusisë dhe Turqisë.
Pse Mali i Zi pavarësisht që është një vend më kushtetutë multietnike po bën përparim drejt integrimit evropian?
Sepse, së pari, besimi mysliman nuk është mbizotërues atje dhe së dyti, atë e udhëhiqte një hajdut i zgjuar që nuk ishte tradhtar dhe që hoqi dorë nga Rusia në kohën e duhur.
Fatkeqësisht, ne në pushtet kishim analfabetë kriminelë dhe kuslingë, të cilët me mbështetjen e heshtur të Brukselit, promovuan hyrjen dhe përhapjen e islamit politik në Kosovë.
Për të mos folur për grabitjet e tyre të përbashkëta.
Në këtë vend dhe botë të absurditeteve të mëdha, është e vështirë të ruash qetësinë mendore dhe të sillesh logjikisht.
Megjithatë, ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër.
Në çdo rast nuk duhet të na zërë paniku dhe vetëm për këtë arsye të mbështesim rikthimin në pushtet të fajtorëve kryesorë për situatën e pashpresë në të cilën ndodhemi.
Sepse ne nuk do t'i bëjmë vetes asnjë shërbim dhe nder, edhe nëse Bashkimi Evropian na premton male dhe lugina të arta.
Sepse ai e theu premtimin e tij shumë herë, kështu që as tani nuk do të jetë ndryshe.
Çfarë na ka mbetur?
Të mbështesim sa më masivisht të jetë e mundur qeverinë e pakorruptuar dhe jotradhtare të Albin Kurtit, e cila nëse do të kishte ardhur në pushtet në kushte normale, sigurisht që do të kishte shkëlqyer shumë më shpejt.
Cila është detyra kryesore e Qeverisë Kurti.
T'i vendosë në një nivel shumë më të lartë marrëdhëniet e popullit dhe shtetit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.