Tensionet në veri të Kosovës, Bajram Begaj bisedë telefonike me Vjosa Osmanin

Aktuale

Tensionet në veri të Kosovës, Bajram Begaj bisedë telefonike me Vjosa Osmanin

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 15:15
Presidenti Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologen e tij në Kosovë, Vjosa Osmani.

Begaj shprehet se është informuar mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës duke shprehur shqetësim në lidhje me këtë çështje.

Ai thotë se ka inkurajuar inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO.

Statusi i Bajram Begajt

Sot zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës.

Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO.

Mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat