Rreth 300 policë nga katër stacionet e komunave veriore të Kosovës kanë dorëzuar sot pasdite në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës të gjitha pajisjet e tyre.
Ndërsa raportohet të njëjtën gjë do ta bëjnë të hënën edhe rreth 150 policë të tjerë.
Ata kanë ardhur të gjithë së bashku duke bartur në duar edhe dorëheqjet e shkruara në alfabetin cirilik.
Vlen të theksohet se përkundër dorëheqjeve, nëpër rrugët e veriut të vendit vërehen policë nëpër lokacione të caktuara.