Kryetarët e komunave me shumicë serbe, që dhanë dorëheqje, i kanë tradhtuar qytetarët e tyre.
Kështu ka thënë shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës së Kosovës Blerim Vela përmes një statusi në Twitter.
Vela ka shtuar se strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë, kurrë nuk kanë qenë e as nuk do të jenë përfaqësues legalë dhe legjitimë të serbëve.
“Vetëm zgjedhjet dhe ligjet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës prodhojnë përfaqësim ligjor dhe legjitim”, ka shkruar ai.