Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Bytyçi e ka komentuar protestën e sotme të organizuar nga Lista serbe në veri.
Ai tha se, përveç flamujve të Serbisë, në protestë u shfaqën e portrete të presidentit rus Vladimit Putin, me qëllim që t’u thonë amerikanëve dhe evropianëve se nuk duan t'ia dinë për ta.
“Fantastike!
Sot në Mitrovicën e Veriut nuk pati vetëm flamuj të Serbisë. U shfaqën edhe portrete të presidentit rus, Vladimir Putin! Ky akt, me të cilin thirret një kriminel lufte në mbrojtje të bandave në veri të Kosovës e në Serbi, nuk ishte spontan. Atë e kanë planifikuar presidenti i Serbisë, Vuçiq, ministri i Jashtëm, Daçiq dhe krerët e Listës Srpska! Qëllimi është t'u thonë amerikanëve dhe europianëve se nuk duan t'ia dinë për ta. Se kanë aleat, mik dhe padron presidentin rus, Putin!”, u shpreh profesori në një postim në Facebook.
Kjo skenë, profesori tha se ia kujtoi një pasazh nga libri i Ëaren Zimmerman, "Burimet e një katastrofe", i cili shkruante në vitin 1990 se serbët në takimin me Bob Doll ishin të zhurmshëm dhe u grindën edhe me njëri-tjetrin, duke akuzuar shqiptarët.
“Madje Zimmerman shkruan se "Nëse Doll deri në atë moment nuk mendonte keq për serbët, ky rast e bindi atë se serbët janë fajtorë për trajtimin e keq që u bëjnë shqiptarëve"!
E njëjta gjë ndodhi gjithashtu sot në miting-protestën e organizuar nga disa banditë në Mitrovicën e Veriut. Sa më shumë ekstremizëm, aq më shumë durim, qetësi dhe urtësi kërkohet nga shqiptarët! Por këto tipare duhen shoqëruar edhe me vendosmëri e këmbëngulje për të realizuar më në fund të drejtën e shtetësisë së plotë e të sovranitetit në çdo pëllëmbë të Kosovës!”, u shpreh profesori.
Ai tha se kësaj radhe se qytetarët serbë janë më të emancipuar se politikanët që ata I drejtojnë!
“Politikanët serbë në Beograd e në Kosovë nuk kanë lidhje me serbët lokalë. Lidhja dhe forca e tyre qëndron te bandat kriminale dhe dogmat nacionaliste!”, përfundoi profesori.