Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri, duke thënë se dënon veprimet e komunitetit serb për destabilizimin e Kosovës.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ushtria e Republikës së Kosovës duhet të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e vendit tonë.
“Kosova dhe institucionet e saj janë në shërbim të çdo qytetari dhe veprimet tona janë në harmoni me policinë tonë dhe KFOR-i”, ka shkruar ministri Mehaj.