Ramabaja reagon ndaj Borellit: Po shpikë diplomacinë evropiane

Aktuale

Ramabaja reagon ndaj Borellit: Po shpikë diplomacinë evropiane

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 07:47
Sadri Ramabaja

Profesori Sadri Ramabaja, i ka reaguar ashpër shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që BE ta kuptojë që Serbia po shtanzhon dhe është në tërësi në shërbim të Putinit.

Më tej, Ramabaja ka thënë se diplomacia evropiane është disa fabula që kanë për personazhe ujkun, gomarin dhe qengjin.

Shkrimi i plotë i tij:

Brukseli, respektivisht shefi i politikës së jashtëme të BE, Josep Borrell, sërish reagoi duke përdorë shpikjen e diplomacisë europiane - simetrinë e fajit! Me këtë sjellje, diplomacia europiane, na rikujton fabulat e famshme të La Fontenit që kryepersonazhe kanë herë ujkun e gomarin e herë Ujkun e qengjin.

Diplomacia perendimore ka ardhur koha që ta kuptojë se Serbia me aktet subvesive në veriun e Kosovës, që kulmuan ndërkohë me shantazh të hapur politik e kërcnime ushtarake, është tërësisht në shërbim të Putinit, duke provokuar një front të ri lufte në këtë pjesë të Europës. Serbia po shfrytëzon preteksin e targave, duke e trajtuar atë si një casus belli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat