Ish-ambasadori Bosch “godet” Vuçiqin: Tregoi fytyrën e vërtetë

Aktuale

Ish-ambasadori Bosch “godet” Vuçiqin: Tregoi fytyrën e vërtetë

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 08:07
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, protestën e djeshme në veri të vendit e ka quajtur veprim të stimuluar nga Beogradi.

Sipas tij, veprime të tilla minojnë atë që është arritur në më shumë se 10 vitet e fundit dhe se tregojnë fytyrën e vërtetë të regjimit të Aleksadar Vuçiqit.

Ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka që është arritur në më shumë se 10 vitet e fundit në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Do të thotë se regjimi i Vuçiqit e tregon fytyrën e vërtetë: nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim. Ku të shkojmë….”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. 

Të shtunën, përfaqësuesit e serbëve kanë dhënë dorëheqje nga komunat lokale në veri të Kosovës, nga gjyqësori, policia si dhe nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës.

Paralajmërimet e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës - për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS - Republika e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat