Kuvendi: 10 deputetë të Listës Serbe dorëzuan dorëheqje të parevokueshme

Aktuale

Kuvendi: 10 deputetë të Listës Serbe dorëzuan dorëheqje të parevokueshme

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 10:45
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se dhjetë deputetë të Listës Serbe sot kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme.

“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftimin e dërguar.

Klankosova.tv më herët ka raportuar lidhur me këtë çështje që vjen pas zhvillimeve të fundit në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat