Zafir Berisha nga partia “Nisma”, thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duhet ta largojë Listën Serbe si formacion politik.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Berisha thotë se Lista Serbe po vazhdon të sfidojë rendin kushtetues të Kosovës.
“Nëse vërtet Albini nuk është i kordinuar nga një qendër me Vuçiqin, për situatën e re të krijuar në veri të vendit, atëherë çka po pritni”, shkruan Berisha.
"E kamë thën edhe para disa vitesh,KQZ duhet ta çregjistroi “Listën Serbe” si formacion politik, pasi ajo në vazhdimsi po e sfidon rendin kushtetues të vendit tonë, që nga themelimi i saj".