Shefi i kabinetit të Konjufcës: Pjesëmarrja e vogël dje në protestë, shkaktoi dorëzimin e mandateve nga Lista Serbe

Aktuale

Shefi i kabinetit të Konjufcës: Pjesëmarrja e vogël dje në protestë, shkaktoi dorëzimin e mandateve nga Lista Serbe

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 13:24
Ilir Kërçeli

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli ka thënë se pjesëmarrja e vogël e njerëzve në protestën e organizuar ditën e djeshme në veri, ka bërë që sot të dorëzojnë mandatet Lista Serbe,

Përmes një postimi në Facebook, Kërçeli ka thënë se Kosova nuk e ka fajin pse ky subjekt e ka humbur besimin dhe mbështetjen.

Postimi i plotë:

Si duket pjesëmarrja tepër e vogël dje në protestën e organizuar në veri të Republikës së Kosovës, shkaktoi sot dorëzimin e mandateve nga Lista Serbe.

Por, nuk e ka fajin Kosova pse ky subjekt e ka humbur besimin dhe mbështetjen. Qytetarët e Kosovës pa dallim etnie duan paqe, zhvillim e drejtësi, dhe jo tension.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat