​Dorëhiqen 10 prokurorë të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës

Aktuale

​Dorëhiqen 10 prokurorë të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot është njoftuar me ofrimin e dorëheqjes së 10 prokurorëve të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Po ashtu, dorëheqje kanë ofruar edhe stafi administrativ nga komuniteti serb i kësaj prokurorie.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me situatën e krijuar pritet të mbajë takim, ku do të njoftojë me kohë për veprimet që do të merren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat