Kryeministri Kurti: Serbia është e interesuar ta sabotojë dialogun

Aktuale

Kryeministri Kurti: Serbia është e interesuar ta sabotojë dialogun

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 16:03
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Serbia është e interesuar ta sabotojë dialogun.

“Serbia qartazi është e interesuar ta sabotojë dialogun dhe çfarëdo marrëveshje, dhe rruga që e ka zgjedhur është në bashkëpunim me grupet kriminale në veri të vendit, për kërcënimin e qytetarëve dhe të sigurisë në vendin tonë”, ka theksuar Kurti.

“Përpjekjet do të jenë të pasuksesshme, shteti ynë është  i fortë, demokratik, i cili ka rritje ekonomike dhe shoqërore në çdo fushë e aspekt, duke qenë i rreshtuar me Bashkimin Evropian me NATON dhe SHBA-të”.

Po ashtu, ai në një konferencë për media sot, ka deklaruar se Serbia nuk është duke punuar për të mirën e serbëve në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat