“Kur lavdoja Hashimin, ma rrehnin krahun”/ Çun Lajçi ka disa fjalë pas kërcënimeve që po pranon kur po flet për Kurtin!

Aktuale

“Kur lavdoja Hashimin, ma rrehnin krahun”/ Çun Lajçi ka disa fjalë pas kërcënimeve që po pranon kur po flet për Kurtin!

Nga: M.H. Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 17:02
Çun Lajçi

Gjatë ditës së djeshme aktori shqiptar Çun Lajçi, ka treguar që ka pranuar kërcënime nga disa persona të panjohur.

E sot aktori ka dalur në qytet duke I kërkuar ata persona që e kanë kërcënuar, përcjell “Bota sot”.

Jam tue i kërkua trimat, që kur shkrueja: Hashimi asht UÇK-ja ma rrehnin krahun, ndërsa tash edhe i pari edhe i dyti po duen me m’vjerrë n’konop, që thashë mos e përbijni Albinin se keni çka me përbi përtej Ibrit”, shkroi Lajçi.

Ndër të tjera aktori tha se me shamje nuk shtohet kombi as nuk pastrohen yzderhanet!

Postimi i plotë

Me shamje nuk shtohet kombi!

Jam dalë n’çarrshi e po e kërkoj nji trim me ba sevap me mua!

At trimin fjalë madh po e kërkoj, që m’shau fëmijët n’djep e m’çoi fjalë se ka me m’lidhë si qenin mbas kerrit e ka me m’ngreh zhag, rrugëve t’atdheut.

__Por s’e mora vesh, cilit atdhe, se ai i paska dy: Kosovën e braktisun e Evropën e gjetun!

E bleva edhe konopin, se thashë, mos nuk i ka qëllua trimit me vete, e bjen n’hall me qafën time t’hollë, e s’ka me çka me lidhë të bytha e benzit!

Ju e dini se artisti nuk mban kravatë me kapë si kalin për kërpeshi e me lidhë n’hu! As kaçurrela s’kam si dikur, me pasë ku me m’kap trimi i mërgimit!?

Jo nuk po tallem, por po e flas t’vërtetën. N’qytet jam tue bredhë që t’më shohin se kujtojnë se jam futë n’birën e minit e hjekin keq me m’gjetë.

Jam tue i kërkua trimat, që kur shkrueja: Hashimi asht UÇK-ja ma rrehnin krahun e m’thonin: Ashtu artist, ti je ndera e kombit! Shkruej e mos hesht!

Çka po han? Çka po pin?

Por kur shkrova se Gjenerali i Dukagjinit asht hero i gjallë, ata t’parët ma kthyen shpinën e m’thanë, merru me art sa s’ti kemi zbutë brijtë, se nuk t’ka hije me folë për politikë!

Tash edhe i pari edhe i dyti po duen me m’vjerrë n’konop, që thashë mos e përbijni Albinin se keni çka me përbi përtej Ibrit!

Po!

Jam dalë n’Çarrshi me konop samari e po i kërkoj trimat me m’lidhë mbas xhipave t’zi e me m’kurtalisë, se nuk jetohet me kërcnime, hajni e mashtrime!

Me shamje nuk shtohet kombi as nuk pastrohen yzderhanet!

Rrugëve t’Prishtinës,07.11.2022

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat