Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vendosur të citojë fjalët e Kryeministrit Kurti pas konferencës për media.
Përmes një fotografie publikuar në profilin e saj zyrtar Facebook, Haxhiu ka shkruar “vigjilent gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë”, duke cituar fjalët e Kryeministrit Albin Kurti.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka mbajtur në ditën e sotme një konferencë për media, pas zhvillimeve në veri.
Ai tha se është “non-stop” në komunikim me ndërkombëtarët. Shefi i Qeverisë tha se janë të vendosur që ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë “të mos e komprometojmë”.
Me pak fjalë, Kurti e përshkroi sjelljen e Qeverisë së udhëhequr nga ai.
“Me pak fjalë, sjellja jonë është kështu: Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë”, tha kryeministri.
Kurti tha se nuk ndodh që Kosova “të prishet” me Amerikën.
Postimi i plotë i Albulena Haxhiut: