Memli Krasniqi i shkon nesër Kurtit në takim

Aktuale

Memli Krasniqi i shkon nesër Kurtit në takim

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 19:58
Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi

Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, do të shkojë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Burime brenda PDK-së kanë konfirmuar për median se Krasniqi ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me kryeministrin Kurti.

Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka dërguar sot letër Kryeministrit Albin Kurti për situatën në pjesën veriore të Kosovës, duke i shprehur gatishmërinë e PDK-së për të komunikuar dhe harmonizuar veprimet e institucioneve në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat