Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka reaguar kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili sot hodhi akuza drejt kryeministrit Albin Kurti duke e cilësuar edhe si tradhtar, pas zhvillimeve të fundit në veri.
Basha në një postim në Facebook, ka thënë se derisa edhe Vuçiqi e Daçiqi e konsiderojnë Kurtin si problem të tyre kryesor, Haradinaj e cilëson si tradhtar.
Deputeti ka shkuar tutje duke thënë se AAK e LDK fajësojnë Kurtin për prishjen e integrimit të serbëve në Veri, derisa ata dirigjohen nga Vuçiqi.
Postimi i plotë:
A di kush me shpjegu, çfarë halli ka Ramushi?
Vuçiqi e Daçiçi e pranojnë që problemi kryesor i tyre është Albin Kurti, dhe po t'njejtën ditë Ramushi del në konferencë duke e cilësuar Albinin si tradhëtar!
Kryeministri bën thirrje për qëndrimin e serbëve në institucione, AAK e LDK fajësojnë Kurtin për prishjen e integrimit të serbëve në Veri! Cilin integrim, këtë integrimin që ta desintegron Vuçiqi me një telefon a?
Ramush, nuk po ta kuptoj hallin, por rri i qetë sepse Albini nuk shantazhohet nga Vuqici, dhe Qeveria e tij nuk varet nga Lista Serbe. Kriminelët që dikur mbanin pushtetin tuaj, sot përndjeken nga institucionet tona dhe janë në listën e zezë të Thesarit Amerikan.
Prandaj Ramush, antiamerikan nuk është Kurti që kërkon respektimin e marrëveshjeve, por ata që ndezin automjete, vrasin politikanë, i qëndrojnë përkrah Putinit, dhe vazhdojnë me mbajtë në zyre kriminelë si Radojçiçi.