Kurti takohet me Komandantin e KFOR-it, e falënderon për garantimin e paqes dhe sigurisë në veri të Ibrit

Aktuale

Kurti takohet me Komandantin e KFOR-it, e falënderon për garantimin e paqes dhe sigurisë në veri të Ibrit

Nga: M.L. Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 21:06
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takimin komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia.

Sipas një komunikate të zyrës së Kryeministrit, Kurti dhe Ministri Sveçla falënderuan Gjeneralmajorin Ristuccia për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht gjatë javëve të fundit, për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.

Në këtë takim u bisedua për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.​

Kujtojmë se, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, me të cilët ka diskutuar për situatën e tensionuar në veri.

Në njoftimin e shkurtër, thuhet se katër liderët kanë theksuar përkushtimin e institucioneve të vendit për mjedis të sigurt, përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të ploteë me shtetet aleate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat