E konfirmuar: Nesër në orën 08:00, Kurti takohet me liderët e opozitës

Aktuale

E konfirmuar: Nesër në orën 08:00, Kurti takohet me liderët e opozitës

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 22:59
Krasniqi, Abdixhiku, Haradinaj

 Kryeministri Albin Kurti, sot në orët e mbrëmjes, u ka dërguar ftesë partive politike opozitare për një takim.

Tashmë është konfirmuar se në takimin e nesërm të Kryeministrit Albin Kurti, do të marrin pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në anën tjetër RTKlive e ka konfirmuar se takimi i kryeministrit Kurti me drejtues të partive opozitare do të mbahet në orën 8:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. 

Kjo ftesë e ky takim mbahet në kohën kur në veri, situata politike dhe e sigurisë kanë ndryshuar.

Kjo pas vendimit të Qeverisë për zbatim të vendimit për targa të automjeteve dhe në anën tjetër të bojkotimit të institucioneve nga ana e serbëve të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat