Rudari: Policia duhet të ketë një plan afatgjatë strategjik për veriun

Aktuale

Rudari: Policia duhet të ketë një plan afatgjatë strategjik për veriun

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 00:51
Foto ilustrim

Naim Rudari, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka thënë që policia duhet të ketë një plan afatgjatë strategjik për veriun.

Ai tha se numri i zyrtarëve policorë të dorëhequr, tani është një numër i madh – prej 578 nga ta dhe se nuk është e lehtë të zëvendësohen tani.

” Kishin një urdhër politik, asnjëri nga ta nuk mund të deklarohet dhe të japë arsye se përse kanë dhënë dorëheqje, por dihet se rrjedh nga politika. Situata është mjaft serioze dhe e rëndë dhe duhet ta kenë vëmendjen të gjithë duke u nisur që nga faktori politik vendor, që tani duket që ka një koordinim rreth faktorit politik, por atje nuk besoj që mund të rritet shumë numri i krimeve të tjera përveç atyre me qëllim politik, sepse siç dihet ata zyrtarë që kanë dhënë dorëheqje shumica nga ta vijnë nga strukturat paralele, e janë integruar qysh në vitin 2012. Të gjithë ata janë integruar në Policinë e Kosovës pa i kaluar fazat sikur zyrtarët e tjerë policorë, (dikun 5 faza të testimeve dhe të verifikimeve)”, ka thënë ai.

Tutje Rudari në Edicionin Special, ka thënë që ata janë integruar vetëm për ditën e sotme “që kurdo që ka nevojë për ndonjë akt politik, ata të japin dorëheqje menjëherë”.

“Policia e Kosovës ka kapacitete që të mbulojë kushtimisht të themi mungesën e tyre, por është mjaft e vështirë që të bëhet një riorganizim i shpejtë, taktik pasi është e vështirë të mirren zyrtarë policorë nga zona të tjera si: Prizreni, Gjakova dhe Deçani e të dërgohen në një vend ku është terreni i panjohur në një situatë tejet të tensionuar”, tha Rudari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat