Liderët institucional duhet të pranojnë çfardo propozimi që vjen nga SHBA-të për marrëveshjen Kosovë-Serbi në kuadër të dialogut.
Ka ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën, nuk duhet të kushtëzohet me dialogun.
“Nuk besoj. Nuk duhet ta lejojmë që vizat të kushtëzohen me dialog. As qeveritë e kaluara nuk e kanë lejuar një gjë të tillë.
Bëhet gabim i madh nëse lejohet një gjë e tillë, gjë që po shihet që është në atë drejtim. Liderët duhet të bëhen bashkë të përmirësojnë kualitetin e qëndrimit të Kosovës, dhe t’i thojnë po çfarëdo propozimi që vjen nga SHBA-të”, tha Haradinaj-Stublla.