Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali ka publikuar disa statistika të rënies dtrastike të popullit serb.
Ai thotë se mortaliteti në Serbi është më i lartë se nataliteti.
Tali shton se në vitin 1991 në Serbi jetonin 7,822,915 serbë kurse në vitin 2020 u zvogëluan në 6,899,126.
Ai parasheh rënie edhe më të madhe deri në vitin 2050.
Postimi i plotë:
Serbia që nga vitet 90'ta mortalitetin e ka më të lartë se natalitetin. Fertiliteti i grave serbe ka ra në 1.44 fëmijë d.m.th., 0.56 popullit serb i mungon për ta mbajtur nivelin egzitues për mos të folur për rritje e cila duhet të jëtë mbi 2 fëmijë.
Ky trend do të vazhdojë me rënije edhe më drastike. Sipas parashikimeve demokrafike populli serb do të ketë rënie në 23.8 % ka viti 2050.
Mosha mesatare tashti është 43 vjet (në Kosovë është 29 vjet) me parashikime të rritjes së vazhdueshme të plakjes së popullatës.
Kësaj duhet shtuar edhe emigrimin e të rinjëve në Perendim që është shumë vivid.
Në vitin 1991 në Serbi jetonin 7,822,915 serbë kurse në vitin 2020 u zvogluan në 6,899,126.
Veç thash t'iu tregoj këto statistika disave që po flasin në superlativ për Serbinë.