Sot kryemisnitri Albin Kurti ka pritur në takim opozitën për të diskutuar për gjendjen e tensionuar në veri.
E, deputeti i VV-së, Artan Abrashi opozitën e ka quajtur opozitë të pazareve.
Sipas tij, ajo po rreshtohet kundër qeverisë, me shpresën që të kthehet në pushtet.
“Opozitë e pazarave. Rreshtohet kundër qeverisë, me shpresë që kthehet në pushtet. Por rruga me pazare drejt pushtetit, është pastaj rrugë e gjatë e pazareve me shtet”, ka shkruar ai.