Krasniqi: Sot kemi një situatë të re, e cila ka mundur të shmanget

Aktuale

Krasniqi: Sot kemi një situatë të re, e cila ka mundur të shmanget

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:22
Memli Krasniqi

Nga takimi me kryeministrin e vendit Albin Kurti, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi tha se nuk ka dalur me ndonjë siguri se qeveria e di çfarë veprime duhet ndërmarrë për të mbajtur situatën nën kontroll. Sipas Krasniqit, papjekuria në disa veprime dhe mungesa e koordinimit të duhur me aleatët kryesor të Kosovës, e kanë sjell një situatë e cila sipas tij mund të shmanget. Megjithatë, ai tha se qeveria do të ketë përkrahjen e PDK-së sa i përket veprimeve që e ruajnë shtetësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e Kosovës.

Pas takimit i cili u ftua nga Kurti për të biseduar rreth situatës së sigurisë në vend, pas zhvillimeve të fundit në veri që u përcjellën me dorëheqje të serbëve nga institucionet e Kosovës, Krasniqi tha se aktualisht Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme.

Krasniqi: Nga takimi me Kurtin nuk dola me ndonjë siguri të madhe se qeveria e di në çfarë drejtimi është duke shkuar

“Nuk mund të them se dola me ndonjë siguri të madhe se qever e di në çfarë drejtimi është duke shkuar dhe çfarë veprime duhet të ndërmarrë për ta mbajtur situatën nën kontroll, sepse në fund të fundit qëllim i të gjithëve duhet të jetë mbarëvajtja e rendit publik dhe mbajtja e paqes, por me këtë rast edhe njëherë ja shpreha qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës, se në këtë moment Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme, i duhen veprime të cilat e ruajnë shtetësinë dhe sovranitetin në çdo centimetër të Republikës së Kosovës, dhe që për sa i përket vazhdimësisë të ushtrimit të sovranitetit në katër komunat veriore, por edhe të mirëmbajtjes së rendit publik, besa edhe të ofrimit të shërbimeve bazike, qeveria duhet t’i ndërmarrë veprimet që i takojnë dhe për këtë do ta ketë përkrahjen edhe të Partisë Demokratike të Kosovë, qoftë përmes veprimeve tona në kuvend apo në çfarëdo mundësie tjetër që ne e kemi”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, situata aktuale e krijuar ka mundur të shmanget.

Krasniqi: Sot kemi një situatë të re e cila kam mundur të shmanget

“Nuk mund të them me siguri se çka sot duhet të bëjë qeveria për të sjellur normalitetin. Mendoj që sot e kemi një situatë të re e cila ka mundur të shmanget. Papjekuria në disa veprime dhe mungesa e koordinimit të duhur me aleatët kryesor të Kosovës duket se kanë sjell një momentum që ka mundur të shmanget”, tha kreu i PDK-së.

Krasniqi tha se në takim kanë diskutuar gjithashtu për procesin e dialogut dhe propozimin franko-gjerman.

Sipas tij, Kosova duhet të merret me arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse finale dhe jo të merret me tema që sipas tij janë shumë teknike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat