Jep dorëheqje anëtari serb i bordit të RTK-së

Aktuale

Jep dorëheqje anëtari serb i bordit të RTK-së

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Ka dhënë dorëheqje anëtari i bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Ivan Radulovic.

Lajmin e ka konfirmuar këtë të martë kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

“Po, anëtari i bordit të RTK-së, z. Ivan Radulovic, dje më ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të bordit, siç ka thënë ai për arsye personale”, ka thënë Boletini.

Radulovic ka dhënë dorëheqje nga bordi i RTK-së pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, me rastin e tërheqjes së serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, dhanë dorëheqje nga postet e tyre së bashku me këshilltarët komunalë nga radhët e Listës Serbe.

Ndërsa, deputetët serbë dorëzuan të hënën mandatet e tyre në Parlamentin e Kosovës. Dorëheqje kanë dhënë edhe disa prokurorë e gjyqtarë.

Këto dorëheqje kanë ardhur pas suspendimit të Nenad Gjuriqit, nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës në veri, pasi i njëjti ka refuzuar dhe ka rezistuar për lëshimin e fletëqortimeve për shoferët të cilët nuk i kanë konvertuar targat nga ilegale në RKS. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat