Ish-kryetari i Deçanit, njëkohësisht ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin Kurti përmes një postimi në Facebook.
Ai thotë se Kosova po kthehet disa hapa prapa duke mos pasur bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Albin, kthjellu o djali i mirë , sa nuk është bërë vonë. Ne e njohim mirë Serbinë, madje ma mirë se ju, sepse në këtë vend ka me mijëra njerëz e familje që e kanë luftuar Serbinë tash e katër dekada, po flas për aq sa unë isha aktiv e sa une mbaj mend, e që sot për fat e për çudi jam deshmitar i gjallë”, ka shkruar Selmanaj.
Mes tjerash, ish-deputeti i AAK-së ka thënë se patriotizmi nuk bahet me veprime të pamatura