Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi është duke u takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Ky takim vjen pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës.
Ndryshe, dje u raportua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë të gatshëm për organizimin e zgjedhjeve për kryetar të Komunave në veri të vendit, të cilët dhanë dorëheqje ditë më parë, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.
Valmir Elezi thotë se aktualisht KQZ-ja nuk ka buxhet, sipas tij në raste të tilla KQZ-ja përgatit kërkesën për Qeverinë e Kosovës me shumën e planifikuar.
“Këto janë zgjedhje të paplanifikuara, prandaj KQZ-ja nuk ka buxhet. Në raste të tilla, sikurse në të kaluarën, KQZ-ja përgatit kërkesën për Qeverinë e Kosovës me shumën e planifikuar”, shprehet Elezi.