Sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka kritikuar debatin e sotëm të Kuvendin të Kosovës për energjinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në kohën kur situata në veri është ndër më të rëndat në këto 22 vite, Kuvendi i Kosova ka zgjedhur të debaton energjisë.
“Situata në vend ndër më të rëndat në këto 22 vjet e Parlamenti sot e paska kallë debatin për energjinë!”, ka shkruar Nitaj.
Kujtojmë, se ditë më parë serbët vendosën t'i braktisin institucionet e Kosovës, si shenjë proteste për vendimin për targat ilegale serbe.