Zhvillimet e fundit politike në vend, pas tërheqjes së listës serbe nga institucionet shtetërore kanë marrë një vëmendje të madhe të opinionit publik.
Televizionet vendore po i zhvillojnë debatet e tyre me temë krysore veriun, asociacionin dhe marrëveshjen përfundimtare.
Analistë të shumë po i japin komentet e tyre rreth ngjarjeve të fundit.
Mirëpo, sipas publicistit Shkëlezen Gashi, jo të gjithë janë të denjë që të flasin për të mirën e Kosovës, kur dihet e kaluara e tyre.
Madje, Gashi ka theksuar se nëpër studio po flasin njerëz që në vitet e 90-ta kanë punuar për regjimin kriminal serb.
“Thërrasin në studio persona që haptas gjatë viteve 90 kanë punu për regjimin kriminal okupues sërb dhe i maskojnë si analista. e, ksi, hajrije spikericën kur doni me e thirrë me i dhanë lajmet?”, shkruan Gashi.