Lidhur me zhvillimet e fundit, para mesnate është lajmëruar për zhvillimet e fundit politike, edhe deputeti i VV-së, Dimal Basha.
Sipas tij, për 14 vite ka pas marrëveshje që Serbia i ka pranuar dhe ka festuar, kurse për vetëm 14 muaj Kurti ka arritur të sjellë një marrëveshje që Serbia po e refuzon dhe po e lufton.
“Reagimi i Vuçiqit flet mjaftueshëm! Serbia e ka humbur betejën në tokë, tani nga zemërimi po kërcënon me betejë në ajër.
Sigurinë dhe eskalimin në rajon pra e kërcënon vetëm Serbia, por asnjëherë Kosova, sepse ne mbetemi të përkushtuar për paqe, rend dhe siguri në krejt territorin dhe për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie!”, ka theksuar ai në reagim.