Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca ka “zbuluar” se përse Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet nga shtyerja e zbatimit të vendimit për targa.
Konjufca ka thënë se nuk kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët se Serbia do ta pranojë planin franko-gjerman në mënyrë që vendimi për targa të tërhiqet.
“Unë ende nuk kam parë garanci që kjo tërheqje e Kosovës është që të arrihet te pranimi i planit franko-gjerman. Tash jemi përballë një situata e cila thotë kështu, nëse ne tërhiqemi pa garanci, kjo i bije që Serbia e dikton ritmin e situatës, kjo i bije hap mbrapa”, ka thënë kryetari i kuvendit, Konjufca.
Kujtojmë se bashkësia ndërkombëtare po kërkon që zbatimi i vendimit për targat të shtyhet për 10 muaj.
Këtë po e kërkojnë edhe opozita në Kosovë.