Haxhiu: Në Sistemin Qendror të Evidencës Penale, do të ketë qasje MD-ja

Aktuale

Haxhiu: Në Sistemin Qendror të Evidencës Penale, do të ketë qasje MD-ja

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 11:33
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për Projektligjin për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës, i cili u miratua në Qeverinë e Kosovës.

Ministrja Haxhiu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se ky sistem mundëson transparencë më të madhe në sistemin gjyqësor.

Është në përputhje me programin e qeverisë dhe është rezultat i një analize të gjerë të Ministrisë së Drejtësisë. Për herë të parë çështja e evidencës penale do të rregullohet me një ligj të veçantë”, tha Haxhiu.

Ky ligj rregullon sistemin qendror të evidencës penale të Republikës së Kosovës, krijimin e mekanizmave strukturor institucional të sistemit, mirëmbajtjen dhe lëshimin e të dhënave, si dhe procedurën për rehabilitimin e personave të dënuar dhe qasjen në këto informata, përfshirë edhe afatet përkatëse kohore”, tha tutje ajo.

Ajo tha se Ministria e Drejtësisë do të ketë qasje në Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat