Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar përsëri qeveritë e kaluara për situatën në veri të vendit.
Haxhiu ka thënë se qeveritë e kaluara e kanë mësuar Serbinë duke i thënë ‘po’ për gjithçka dhe se tani Qeveria Kurti ka kthyer Kosovën në dialog me Serbinë në pozicion më të dinjitetshëm.
“Qasja qe kanë pasur qeveritë e kaluara tani është problem edhe për ne sepse i kanë mësuar keq, çfarëdo që kanë thënë Serbia dhe Beogradi ata kanë thënë “po”, prandaj është sfidë derisa ne ta kemi shtrirjen e sundimit të Ligjit në secilin cep të Kosovës”, ka thënë ajo të mërkurën në konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.
Haxhiu edhe para disa ditëve ka kritikuar opozitën dhe qeveritë e kaluara për qasjen e tyre ndaj Serbisë, ku sipas saj, tani po vrehët në veri të vendit.