Publicisti Blerim Latifi ka reaguar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dekoroi me medalje dy ish udhëheqësit e policisë së Mitrovicës se veriut, Nenad Gjuriqin e Aleksandër Filipoviqin.
Në një postim në Facebook, ai ka rikujtuar se Gjuriq e Filipoviq e quanin integrimin në institucionet e Kosovës si një e arritur e madhe.
Madje ai ka pyetur se çfarë mendojnë kundërshtarët e kryeministrit Kurti lidhur me këtë.
Postimi i plotë:
Sot në Beograd Vuçiq i paska dekoru Nenad Gjuriqin, ish drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore, dhe Aleksandar Filipoviqin, ish shef i Drejtorisë Rajonale. Të parin me “Urdhrin e Meritës” të Klasit të Parë për Mbrojtje dhe Siguri, ndërsa të dytin me Medaljen e Artë për Guxim “Milosh Obiliq”.
Vëmendje : A nuk ishin këta dy tipa pjesë e integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës, integrim të cilin e quanim “një e arritur e madhe e shtetit të Kosovës”?
Çfarë mendojnë për këtë ceremoni dekorimi dhe mesazhet e dhëna gjatë saj, ata që po derdhin lot nga e premtja për “rrënimin e kësaj të arriture të madhe”?
Me gjasë jemi të vetmit në botë që besojmë se është e mundur të integrohesh në një shtet, pa qenë lojal ndaj tij dhe duke punuar kundër tij. Siç duket nuk na kanë quajtur kot "rast sui generis".