Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami thotë se qëllimi i Serbisë është me marr territorin e Leposaviqit, plan ky shovinist i Çubrilloviqit.
Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet se, ky plan ësthë paralajmëruar vite më parë që të dëbohen apo zhduken shqiptarët.
Ai pohon se sot nuk është koha e as kushtet e Çubrilloviqit që të realizohen.
Postimi i plotë:
Me shkas:
Qëllimi i Serbisë, është-me u “nda” nga Kosova, që pa konflikte ose luftë, me “marrë” territorin e Leposaviqit, etj. Këto plane janë shoviniste dhe nacionaliste, të Çubrilloviqit, të paralajmëruar, shumë vite më parë (që të dëbohen ose të zhduken shqiptarët dhe muslimanët). Të penguar nga ndërkombëtarët dhe “uniteti” i muslimanëve, deri më sot, vetëm pjesërisht, u realizuar. Çdo hapësirë, në këte fushë, do të shfrytëzohet, për zbatimin e këtij qëllimi “shekullor”.
Sot, nuk është koha as nuk janë kushtet e Çubrilloviqit, që të realizohet, as pjesërisht, ky plan shovinistë. Mjerisht, në forma të nryshëme, mbijetuarit e këtij personaliteti edhe sot, po "brohoritin" me zërin e asajë kohe, sikur të ishte, kusht për frymëmarrjen e tyre...