Dimal Basha rendit arsyet: Ja pse Qeveria e Kosovës nuk është kundër SHBA

Aktuale

Dimal Basha rendit arsyet: Ja pse Qeveria e Kosovës nuk është kundër SHBA

Nga: A.SH Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 18:59
Dimal Basha

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka thënë se qeveria nuk është anti-amerikane.

Sipas tij, Serbia është ajo e cila është rreshtuar krah Rusisë, ka strehuar ushtarë rusë, Serbia përdor struktura kriminale për dhunë dhe destabilizim etj.

Kurse, Kosova rreshtohet krah Amerikës, ka strehur refugjatë afganë me kërkesë të Amerikës etj,

Shkrimi i plotë:

Tash edhe Gjuriqi na paska akuzuar për “anti-amerikanizëm!”

▪️ Qeveria jonë nënshkruan 237 milion dollarë marrëveshje për energjinë me Amerikën, Serbia në Washington nënshkruan marrëveshje për energjinë me Rusinë!

▪️ Qeveria rreshtohet krah Amerikës rreth luftës në Ukraine, Serbia rreshtohet me Rusinë!

▪️ Qeveria strehon refugjatë afganë me kërkesë të Amerikës, Serbia strehon ushtarë rusë me urdhër të Putinit!

▪️ Qeveria përndjek kriminelë që listohen në listë e zezë të Amerikës, Serbia i strehon ata!

▪️ Qeveria përdor policinë për rend dhe siguri, Serbia përdor struktura kriminale për dhunë dhe destabilizim.

▪️ Qeveria synon anëtarësimin në NATO, Serbia e refuzon atë!

▪️ Qeveria dhe mbi 90% të qytetarëve mbështesin integrimin në BE, më pak se 40% të serbëve janë në favo rtë integrimit në BE!

▪️ Kosova ka bazë ushtarake të Amerikës, në Serbi gjeni baza ushtarake ruse!

▪️ Në indeksin e korrupsionit, Kosova avancohet në vendin 87: Serbia bie në vendin 96!

▪️ Në indeksin për progress në sundimin e ligjit, Kosova bën progres dhe gjindet në vendin e 57, Serbia në vendin e 83!

▪️ Për respektimin e lirisë së shtypit: Kosova është avancu në vendin e 61, Serbia në pozitën e 79!

📌 Amerikanizmi matet me vepra, jo me propagandë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat