U raportua se iu refuzua viza për në SHBA, ministrja Haxhiu del me sqarim

Aktuale

U raportua se iu refuzua viza për në SHBA, ministrja Haxhiu del me sqarim

Nga: A.SH Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 19:46
Albulena Haxhiu

Më herët u raportua se Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është refuzuar vizita në SHBA.

Ajo ka reaguar për këtë duke thënë se pas takimeve me zyrtarët e SHBA-së, kanë vendosur që së bashku ta shtyjnë vizitën për një datë tjetër.

Sqarimi i plotë:

Sot pasdite jam takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth ftesës së tyre për vizitë në SHBA.

Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën.

Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me viziten, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta.

Vizita do të realizohet dhe për shkak të interesimit, datat do t'ua kumtojmë me kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat