Pas Haxhiut, edhe këtij kryetari i shtyhet vizita për në ShBA

Aktuale

Pas Haxhiut, edhe këtij kryetari i shtyhet vizita për në ShBA

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 20:47
Shpejtim Bulliqi

Kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqit, i është shtyrë vizita për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj komune, Fatri Zhitia.

“Nuk i është shty vetëm Bulliqit, por shumë kryetarëve të komunave. Ata janë dakorduar që kjo vizitë të shtyhet. E di që të hënën është marrë vendim që t’i shtyhet vizita”, është shprehur Zhitia.

Sipas Zhitisë, disa kryetarë të komunave, përfshirë edhe Bulliqin, udhëtimin për në ShBA kanë pasur ta bëjnë në shtetin e Iowas.

“Vizita ka qenë e planifikuar të bëhet në shtetin e Iwoas, për shkak të binjakëzimit që Kosova ka me këtë shtet. Kanë pasur ta njohin prej afër shtetin atje”.

Kujtojmë se vizita për në ShBA i është shtyrë edhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat