​Haradinaj: Është për keqardhje papërgjegjësia dhe injoranca e kësaj qeverisje

Aktuale

​Haradinaj: Është për keqardhje papërgjegjësia dhe injoranca e kësaj qeverisje

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 21:01
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se, është për keqardhje papërgjegjësia dhe injoranca e tyre në qeverisjen e vendit.

Ai ka shkruar në Facebook se, kryeministri duhet që sa më parë të kthehet nga kryeneqësia e tij, dhe mos t'i japë Serbisë mundësinë që të krijojë situata destabilizimi në Kosovë e rajon.

“Sonte para qytetarëve të Vushtrrisë, shpreha shqetësimin tim për faktin se situata në vend është përkeqësuar. Sa i përket krizës ekonomike dhe asaj energjetike, jam i bindur se kjo qeveri nuk do të bëjë asgjë të dobishme. Është për keqardhje papërgjegjësia dhe injoranca e tyre në qeverisjen e vendit. Ndërkohë, qeveria Kurti, nuk e menaxhoi si duhet procesin e dialogut, duke bërë gabim pas gabimi, që kulmuan me lëndimin e raporteve me aleatët tonë amerikan, të cilët ishin me ne në të gjitha fazat e rrugëtimit tonë drejt lirisë, Luftës Çlirimtare dhe shtetndërtimit.

Largimi nga këshillat dhe kërkesat e tyre, pikërisht në fazën finale kur pritej përmbyllja e Marrëveshjes ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke, është gabim i tmerrshëm. Këto politika të dëmshme, mund të kenë pasoja shumë të rrezikshme për vendin, deri në karantinimin nga bashkësia ndërkombëtare. Kryeministri duhet që sa më parë të kthehet nga kryeneqësia e tij, dhe mos t'i japë Serbisë mundësinë që të krijojë situata destabilizimi në Kosovë e rajon”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat