Haradinaj në mbrojtje të Kurtit: Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje, nuk duhet me ra qeveria

Aktuale

Haradinaj në mbrojtje të Kurtit: Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje, nuk duhet me ra qeveria

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 21:26
Ramush Haradinaj

Nuk është në rregull të shkojë Kosova në zgjedhje, nuk është e nevojshme të bie Qeveria Kurti. Kështu tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, Kurti duhet të fokusohet tek marrëveshja me Serbinë si dhe në anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Besoj që nuk është në rregull të shkojë Kosova në zgjedhje, nuk është në rregull me ra kjo Qeveri, nuk ka nevojë me ra kjo Qeveri. Ne kemi një projekt mjaft të rëndësishëm para vetes, kjo është Qeveri e Kosovës ekzistuese. Duhet ta gjejnë guximin në vete, ta ndjejë përgjegjësinë që ka, që t’ia sjellë një marrëveshje me Serbinë që ka në përmbajtje njohjen dhe ta nisë Kosovën drejt NATO-s. Kjo është ajo që pret qytetari nga Kurti”, deklaroi Haradinaj.

Më tej, Haradinaj tha se Kurti nuk mund ta zgjedhë problemin e energjisë, pasi sipas tij, ai ka pasur politikat e gabuara në këtë drejtim.

“E dimë që Kurti politikat ekonomike i ka të këqija”, theksoi Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat