Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se refuzimi i vizave për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pasojë e narratives izolacioniste dhe propaganduese.
Sipas saj, rreshtimi me vendet e zhvilluara, demokratike e aleatët tanë nuk është nënshtrim, por pjekuri politike.
“Rreshtimi me vendet e zhvilluara, demokratike e aleatët tanë nuk është nënshtrim, por pjekuri politike”.
“Prandaj, fjala e thënë është përgjegjësi, e shtetet moderne u kushtojnë rëndësi deklaratave publike. Refuzimi i vizave për të udhëtuar në ShBA, është pasojë e narratives izolacioniste dhe propaganduese”.
“Një politikë e përgjegjshme i mban afër aleatët, ngase zbehja e besimit të miqve ka pasoja të dëmshme për reputacionin e vendit tonë tek demokracitë e mëdha”.