Haradinaj: Kurti më shpesh e takon Vuçiqin sesa Glaukun

Aktuale

Haradinaj: Kurti më shpesh e takon Vuçiqin sesa Glaukun

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 23:33
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Qeveria Kurti deri tani ka bërë shumë devijime. Ai madje mori dy shembuj të cilët sipas tij, mund të jenë problem për kryeministrin Albin Kurti apo votuesit e tij.

Sipas tij, Kurti e ka përqeshur më parë flamurin e Kosovës e tani “del gatitur” para tij.

Haradinaj po ashtu theksoi se Kurti takohet më shpesh me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq sesa me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Nuk e kuptoj pse i kthehen gjuhës zgjedhore populiste, kur ata kanë bë shumë devijime deri sot. Ja për shembull unë mundem me ua marr vetëm dy për Kurtin, që mendoj qe këto janë ma problem për egon e tij ose për votuesin e Kurtit. E para flamuri lara lara, e në fund gatitu para tij. E dyta, nuk foli unë me Vuçiqin pa kushte se është kriminel, e i thash ma shpesh e takon Vuçiqin le se mu, po se këdo tjetër, ndoshta se Glaukun që e ka koleg”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat