Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ishte dëshmitar i kërcënimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Kuvendin e Kosovës të enjten.
Murati, para deputetëve, tha se kërcënuesi është shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.
Ai i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që ta trajtojë rastin.
“Pak minuta më parë isha edhe unë dëshmitar, pas mbylljes së mikrofonit, nga ulësja e tij, Abelard Thairi kërcënoi dhe shau zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Ftoj prokurorinë që të trajtojë kërcënimin e një personi që ka mbajtur armë shurdhuese për shumë vite”, tha ai.