“Bandit me shurdhuese”, “Ti je idiot”, përplasje në mes Bislimit e Musliut

Aktuale

“Bandit me shurdhuese”, “Ti je idiot”, përplasje në mes Bislimit e Musliut

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 12:31
Kuvendi i Kosovës

Diskutimi për situatën në veri të Kosovës është përcjellur me përplasje fjalësh në mes të opozitës dhe përfaqësuesve të qeverisë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në seancën e sotme të Kuvendit duke aluduar te deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelar Tahiri ka thënë se ai është një banditë me shurdhuse. E menjëherë ka reaguar deputetja Ganimete Musliu duke i thënë zëvendëskryeministrit se ai është banditë e idiot.

Bislimi tha se ish ministri i Drejtësisë dhe deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për minsitren Haxhiu, ndërkaq pasi u mbyll mikrofoni në stilin e një banditi që vendosë shurdhuesin e armës së tij

“Pasi u mbyll mikrofoni në stilin e një banditi që vendosë shurdhuesin e armës së tij u kthye nga unë dhe shprehu një sërë kërcënimesh të cilat pastaj i shoqëroi me të shara dhe fyerje nga ulësja e tij dhe mendoj që do të ishte shumë mirë që prokuroria të merret me këtë rast”, ka thënë Bilsmi.

Aty reagoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

“Ti je bandit, e idiot”.

Aty ka reaguar kryesuesja e Kuvendit, Saranda duke thënë se edhe kabineti qeveritar por edhe deputetët të kenë të kenë kujdes me gjuhën që përdorin.

“Është e papranueshme në pikën ku kemi mbërri sot dhe gjuha që është përdorë edhe jashtë mikrofonit, i lus deputetët por edhe anëtarët e qeverisë që të frenoheni nga fjalët joparlamentare, nuk është në rregull”, ka thënë ajo.

Në mbështetje të Bislimit doli edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Pas mbylljes së mikrofonit kërcënoi dhe shajti dhe ftoj prokurorinë sepse kishte edhe kërcënim që ka mbajt armë me shurdhuese për kaq vite“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat