Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme në rend të ditës e ka pasur pikën “Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zyrën e presidentes, për zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik ‘Lista Srpska’.
Ky institucion ka rekomanduar kandidatët e radhës për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe.
9 nga të zëvendësuarit janë nga Lista Serbe, ndërsa një është nga një subjekt tjetër serb – iniciativa qytetare, SPO.
