Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u pritën në takim nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Aktuale

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u pritën në takim nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 15:46 Përditësuar në ora: 18:37 më 10.11.2022
Foto nga takimi

Komunikatë e përbashkët e Zyrës së Presidentes dhe Zyrës së Kryeministrit nga takimi me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u pritën në takim nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti u pritën sot në Pallatin Élysee takim nga Presidenti i Republikës franceze, Emmanuel Macron.

Në takim me Presidentin Macron, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dinamizimin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe Evropë.

Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti e falënderuan Presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e këtij procesi. Presidentja ritheksoi përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës në procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilët janë të paprekshme.

Në takim, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë potencuar se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa kanë deklaruar se propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për paqe, stabilitet dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë përmendur tendencat destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri. Presidentja dhe Kryeministri kanë thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë thënë se Kosova vazhdon të jetë shembull në rajon dhe më gjerë sa i përket mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve joshumicë. Presidentja ka thënë se kjo është arritje e Kosovës dhe aleatëve perëndimor, prandaj ka theksuar nevojën për veprime të përbashkëta për t’i ruajtur këto të arritura.

Më tej, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti potencuan se Kosova është një partnere e besueshme dhe kredibile e Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik, dhe se forcimi i pozitës ndërkombëtarë të saj është vlerë e shtuar për komunitetin ndërkombëtar dhe botën demokratike. Në këtë drejtim, ajo foli për hapat konkretë të ndërmarra nga institucionet e Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike. Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë kërkuar që mbështetja e Francës të vazhdojë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pastaj në programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit të plotë në NATO si dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Në takim me homologun Macron, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë folur edhe për rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, vendim i cili do të kontribuojë në forcimin e kredibilitetit të BE-së.

Osmani e Kurti ndodhen në Francë, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë takuar në Paris presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Osmani e Kurti ndodhen në Francë, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ndërkohë, Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane, nesër në Paris do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Alekasandër Vuçiq.

Osmani e Kurti në takim me presidentin Macron

Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, në këto momente në Paris, janë në takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Burime të RTK-së nga ky takim, konfirmojnë se ata janë duke zhvilluar bisedë, e cila ka nisur rreth orës 16:40 minuta.

Aktualisht Osmani e Kurti ndodhën në Francë, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ndërkohë, Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane, nesër në Paris do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Alekasandër Vuçiq.

Këtë e ka  bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përmes një postimi në Twitter.

Osmani dhe Kurti bashkë në takim te Macroni

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, sipas burimeve ndërkombëtare, sot pasdite janë takuar ndaras delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Në këtë takim, Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

-----------------------------

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti, po qëndrojnë në Paris të Francës ku do të marrin pjesë në Forumin për Paqe.

Media merr vesh se presidenti francez, Emmanuel Macron do të zhvilloj takime sot pasdite me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë.

Sipas asaj që ka mësuar Telegrafi, takimet do të jenë ndaras.

Në këtë takim, Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat