Nëntë serbë e dy boshnjakë të pjesës veriore kanë dhënë dorëheqje nga Dogana e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
“Gjithsej 11 zyrtarë të Doganës së Kosovës kanë dhënë dorëheqje. Dje kanë qenë nëntë, e sot janë dorëhequr edhe dy. Nëntë prej tyre janë serbë e dy janë të komunitetit boshnjak të pjesës veriore”, ka thënë Stavileci.
Këto dorëheqje vijnë pas vendimit të Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës.
Deri më tani, serbët janë larguar nga Qeveria, Kuvendi, policia, gjykatat, prokuroritë.